Ish-dizenjatori i Disney-t dënohet me 25 vjet burg për bashkëpunim në përdhunim

schedule18:28 - 2 Nëntor, 2024

schedule 18:28 - 2 Nëntor, 2024

Gjykata e Parisit dënoi ish-dizajnerin grafik të Disney, Bolhem Bouchiba me 25 vjet burg për bashkëpunim në përdhunimin e qindra vajzave filipinase, shkruajnë mediat franceze.

Në të njëjtën kohë, gjykata ka urdhëruar të pandehurin t’i nënshtrohet një periudhe 20-vjeçare të mbikëqyrjes shoqërore-juridike, detyrimin për dëmshpërblimin e të dëmtuarve, si dhe ndalimin e përhershëm për t’u angazhuar në një profesion që përfshin punën me të mitur.

Bouchiba (59-vjeç) u dënua për bashkëpunim në përdhunimin dhe sulmin seksual të qindra vajzave filipinase nga mosha dy deri në 10 vjeç midis 2012 dhe 2021, si dhe për trafikim të të miturve.

Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, gjykata ka marrë parasysh rrethanat rënduese lidhur me aktet e torturës dhe trajtimit mizor.

Bouchiba pranoi fajin, duke thënë se ishte në dijeni të gjithçkaje që bënte dhe u kërkoi falje viktimave.

Bouchiba u dënua për herë të parë në vitin 2014 për abuzim seksual me vajzën e tij nëntëvjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!