Ish-deputetja publikon mesazhet e të atit të ndjerë: Sa mall kam për ty

schedule15:19 - 28 Korrik, 2020

schedule 15:19 - 28 Korrik, 2020

Ish-deputetja Klajda Gjosha, ka kujtuar babain e saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Ajo ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, teksa thekson mallin që ndjen për të.

Ish-deputetja shprehet e përlotur se mbrëmë pa një yll që u shkëput nga qielli dhe pati ndjesinë që ishte ai.

“Këto ishin fjalët e tua që m’i shkrove dy vite më parë për ditëlindjen time. Sot është ky mesazh që mbaj me vete…Sa mall kam për ty sot babi, për zërin tënd, për urimin tënd! E cuditshme se si jeta duhet të vazhdoj bashkë me dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë.

P.S Mbrëmë pashë një yll që u shkëput nga qielli, nuk e di pse pata ndjesinë që ishe ti! Shpreha një dëshirë dhe shpresoj ta kesh dëgjuar edhe ti! “, shkruan Gjosha./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!