Ish-deputeti Gert Bogdani ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike. Vendimin e tij, Bogdani ia ka përcjellë kreut të PD, Lulzim Basha dhe e ka bërë publik në një postim në rrjetet sociale.
“Si rezultat i një kohe të gjatë në këtë pozicion, besoj ka ardhur koha për të pranuar sfida dhe angazhime të reja, për të vazhduar të jap kontributin tim për forcimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike”, shprehet Bogdani duke garantuar se do të vijojë të japë kontributin e tij për Partinë Demokratike.
Duke e falenderuar Bogdanin për angazhimin, Basha ka emëruar në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian./ABC News Albania 24/7