Ish deputeti i partisë Demokratike Keltis Kruja nga studio e Log. me Endri Xhafon ka komentuar marrëveshjen e 17 prillit të ndodhur 4 vite më parë.
Kruja në fjalën e tij thekson se shumë nga problemet që ka sot Partia Demokratike është burim i asaj që ka ndodhur në 17 maj të 2017.
Ndë rtë tjera ai thekson se djegia e mandateve ishte një tjetër problem që ka sjellë situatën në të cilën ndodhet vendi sot.
“Në 2001 kishte vetëm një problem që ishte deformimi i votës në kuti ku kutitë erdhën të thyera por dokumentacioni që ishte në atë kohë ishte zyrtar dhe ai i konstatonte direkt zgjedhjet. Gjykata kushtetuese ishte ajo që dha mandate dhe që atë herë nuk gjykon më në und PD mori një rezolutë të Parlamentit Evropian.
Jemi në të njëjtën natë pas 4 vitesh besoj se shumë nga problemet që ka PD janë burim i asaj nate e 17 majit të 2017 që duket që akoma nuk e ka gjet rrugën. Unë nuk e mendoj se ajo marrëveshje ekzisto sot por ajo ka lënë pasoja shumë të mëdha. Djegia e mandateve ishte ajo që do të çonte dhe në mosmarrjen në zgjedhje”, ka thënë ai./abcnews.al