Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në segmentin rrugor katër rrugët e Fllakës – Katund Sukth ku mbeti i plagosur me armë zjarri 36-vjeçari Arbër Gorgeas. Autor i dyshuar i plagosjes sipas policisë është 30-vjeçari Kidi Kazazi banor i Kavajës. Policia thotë po punon për kapjen e tij.
Sipas hetimeve paraprake 30-vjeçari Kazazi ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë në drejtim të automjetit Lancia me të cilin lëvizte 36-vjeçari Gorgeas gjatë një parakalimi ndërsa udhëtonte me automjetin e tij Ford Fokus.
36 vjeçari ka mbetur i plagosur ndërsa dy të mitur 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.
Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, Arbër Gorgeas ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të Kidi Kazazit i cili ka pësuar dëmtime fizike por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndwrsa televizionet po transmetonin ngjarjen ka qene vete babai i autorit i cili teksa ishte duke konsumuar kafe ne nje lokal ne Kavaje u eshte mburrur te pranishmeve se i biri i kishte qelluar 36 vjecarin. Me pas policia e ka shoqeruar ne komisariat.
Më herët 36-vjecari ka mohuar te kete konflikte te hapura me persona te tjere, ndersa deklaron para hetuesve se nuk e njihte personin qe e qelloi.
“Isha duke ardhur nga Fllaka për në Durrës. Në një moment mu afrua një makine Ford i bardhe me portobagazh. Ne ecje e sipër me erdhi paralel dhe me qëlloi tri here me pistolete. Mua me kapi një plumb ne brinje. Fillimisht nuk e kuptova pasi trupi ishte i ngrohte. Me pas me nisi dhimbja. U tremba dhe me shpejtësi erdha ne komisariat. Makina me ndoqi disa metra dhe me pas ndaloi. Nuk e njihja personin qe me qëlloi. Unë nuk kam konflikte te kaluara me persona të tjerë. Ndoshta me kane ngatërruar me ndonjë person tjetër”, ka thënë Arbër Gorejan
36-vjecar kërkoi ndihme ne komisariatin e policisë, teksa u tha efektiveve se e kishin plagosur. Kane qene efektivet e policisë te cilët e kane shoqëruar ne urgjence ku iu nënshtrua edhe nderhyrjes kirurgjikale. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit. Sipas bluzave te bardha 36-vjecari Arbër Gorgeas kishte marre një plumb ne brinjën e djathte.
Autori I dyshuar i plagosjes Kidi Kazazi ka qene kryetari i FRPD ne Kavaje. Disa vite me pare ai u plagos gjate një konflikti qe pati me drejtorin e zyrës se punës së qytetit Sajmir Kurti.
/abcnews.al/