Ish-bosi i “Formula 1” i gatshëm të japë jetën për Putin: Do i dilja plumbit para për të

schedule09:49 - 30 Qershor, 2022

schedule 09:49 - 30 Qershor, 2022

Ish-pronari i “Formula 1”, Bernie Eçlestone ka shprehur edhe njëherë admirimin dhe mbështetjen e madhe për presidentin rus Vladimir Putin.

Në një intervistë të bujshme me Good Morning Britain, 91-vjeçari u pyet nëse i qëndronte ende pranë mikut të tij, zotit Putin.

“Unë ende do t’i dilja para plumbit për të. Do të preferoja të mos më lëndonte, por prapë do të merrja një plumb”, u përgjigj ai.

Kur e pyetën pse do të ndërmerrte një veprim kaq drastik, Eçlestone tha se do ta bënte pasi Putin “është një person i klasit të parë dhe ajo që ai po bën është diçka që ai beson se ishte gjëja e duhur.”

“Për fat të keq ai është si shumë njerëz të biznesit, sigurisht si unë, ne bëjmë gabime herë pas here. Dhe kur bën një gabim, duhet të bësh më të mirën për të dalë prej tij”, tha ai.

Eçlestone bëri gjithashtu komente për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe u ndal veçanërisht te karriera e tij si komedian.

“Duket sikur ai dëshiron të vazhdojë atë profesion”, tha ish-bosi i “Formula 1”. /abcnews.al