Ish-bashkëshortja e mbretit të Malajzisë shkel rregullat, publikon fotot e të birit në Instagram

schedule17:53 - 7 Janar, 2021

schedule 17:53 - 7 Janar, 2021

Modelja ruse që u martua me ish-mbretin e Malajzisë, ka shkelur rregullat e familjes së tij të fuqishme duke publikuar fotot të djalit të tyre 18-muajsh në Instagram.

Oksana Voevodina shpërndau foton e ëmbël ku shfaqet me të birin, në një kohë që ajo me ish-burrin Sultan Muhammad V i Kelantan, janë në mes të një beteje ligjore pas martesës së tyre të shkurtër.

“Ne duam që dëshirat tona të plotësohen, ose vetë ose me ndihmën e dikujt”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Ish-çifti po vijon betejën për zgjidhjen financare të lidhjes së tyre dhe për atësinë e birit 18-muajsh Leon, teksa Mbreti mohon se është biri i tij.

Pallati mbretëror i Malajzisë thotë se Oksana ka refuzuar të kryejë testin e ADN-s së fëmijës, diçka që është mohuar nga ish-Miss-i rus.

Ajo thotë se djali i saj është ngjizur gjatë pushimeve romatike me Mbretin në Australi, pas martesës së tyre islamike në 2018. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!