Ish-bashkëshortja e Bleros tregon nëse do ta ftonte në dasmë këngëtarin

schedule08:42 - 3 Prill, 2021

schedule 08:42 - 3 Prill, 2021

Ish-bashkëshortja e Bleros dhe partnerja aktuale e tij, Teuta Krasniqi dhe Afrona Dika, gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Ato herë pas here kanë treguar se shkëmbejnë edhe dhurata bashkë.

Madje, së fundmi, Krasniqi ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku ka treguar se po planifikon të zhvillojë një dasmë pas dhjetë viteve me Adonis Morinën.

Ndër të tjera ajo është është pyetur nëse do të ketë një ftesë për ish-partnerin e saj, Bleron.

“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje për ftesën në dasmën e tyre. Pavarësisht se ne gezojmë raporte shumë të mira, sikur unë me Afronën që kam një mendim shumë të mirë për atë vajzë por janë disa evente disa ngjarje ku tregohet ku e ke vendin ku se ke vendin”, ka thënë Teuta dhe me këtë ka nënkuptuar se Blero nuk do e marrë ftesën për dasmën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!