Ish ambasadori Mal Berisha në një intervistë të dhënë këtë të mërkurë për Abc-në e Mëngjesit është shprehur se ka ardhur momenti që politika në Kosovë dhe në Shqipëri të heqë dorë nga lobimet.
Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, ish ambasadori ka thënë se në 2018 presidenti Thaçi kishte theksuar se do të merrte Preshevën.
“Presidenti Hashim Thaçi në 2018, më ka thënë se ka në plan që të marrë Preshevën dhe Bujanovcin. Kur e pyeta se si mund të ndodhte ai më ka thënë se ajo punë ka marrë fund. I kam thënë se nëse do ta arrini ta bëni këtë nëse gjoksin e majtë e keni të mbushur me dekorata lufte, anën tjetër do e mbushni me dekoratat e patriotit. Ai gjithashtu tha se kishte dëshirë që tja prezantonte dhe doktorit një gjë të tillë erishës është dhënë një konferencë shtypi me përfaqësues të Luginës që nuk e mbaj mend se çfarë ka thënë, dhe një ditë pas Thaçi ka dhënë një deklaratë fyese për Sali BErishën. Më pas dolën dhe lotimet e tjera”, është shprehur ish ambasadori.
Ndër të tjera ai ka theksuar se përdorimi i termit të shkëmbimit të territoreve është një term që para tre ditësh është ironizuar edhe nga kryeministrja e Serbisë.
“Nuk mund të thuhet se po u japim serbëve pjesën e veriut, pasi territori i shqiptarëve është jo vetëm aty ku janë Serbët sot brenda vijës kufitare të Kosovës, por edhe më tej. Brenda tre katër ditësh kryeministrja e serbisë ka theksuar se ka disa njerëz që flasin pëe dhënien e Bujanovcit,Preshevës dhe Medvegjës ajo ishte ironike duke theksuar se si ka mundësi që mendohet se Serbia do të japë territorin e saj që është i njohur ndërkombëtarisht”, është shprehur Berisha./abcnews.al