Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi tha për Sky News se mobilizimi i pjesshëm ushtarak nga Vladimir Putin ishte një gabim fatal.
“Në Rusi, shumica kanë qenë të dyzuar për sa i përket luftës, për shkak të represionit nga autoritetet. Por këtë herë, ka shumë më tepër diskutime rreth asaj që po ndodh dhe gabimit fatal të Putinit që mendoj se ishte shpallja e mobilizimit.
Kështu që nuk mendoj se rusët do të grumbullojnë forca shtesë. Unë nuk mendoj se lufta do të vazhdojë vitin e ardhshëm,” shtoi ai.
Dy javë më parë, presidenti rus urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu planifikoi të angazhonte 300,000 burra për të luftuar kundër Ukrainës.
Ai tha gjithashtu se mbi 200,000 njerëz janë bërë tashmë pjesë e forcave të armatosura të Rusisë që nga shpallja e mobilizmit ushtarak.
/abcnews.al