Charles McGonigal, ish agjenti i FBI-së amerikane është vetëdeklaruar në Gjykatën Federale të Washingtonit mbi akuzën se ka fshehur një pagesë prej 225 mijë dollarësh të cilën e ka marrë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.
McGonigal pranoi përpara prokurorëve se ai ka fshehur materiale hetimore si pjesë e një marrëveshjeje me drejtesinë.
Pas këtij vetëdeklarimi pritet të mbahet një seancë gjyqësore ky gjykata pritet të japë edhe dënimin ndaj ish-agjentit të FBI-së.
Charles McGonigal u vetëdeklarua fajtor muajin e shkuar edhe mbi një tjetër akuzë në Nju Jork, atë të bashkëpumimit me Oligarkun Rus Olger Deripaska i cili ishte një individ i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al