Klubi i MLS po mendon të blejë mesfushorin spanjoll Isco.
Siç raporton AS, skuadra e Los Angeles Galaxy ka një interes të qartë për lojtarin, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Sevillan.
Menaxhmenti beson se ish-lojtari i Sevillas do të ndihmojë në krijimin e një konkurrence të shëndetshme dhe të konkurrojë për një vend në formacionin fillestar.
Isco ka bërë 12 paraqitje në ligë këtë sezon, duke dhuruar dy asistime. /G.D abcnews.al/