Alexander Isak, sulmuesi i Real Sociedad që ka tërhequr vëmendjen edhe me Suedinë në EURO 2020, është kthyer në një dëshirë për shumë klube të mëdha.
Arsenali në Angli shikohet si klubi më i interesuar, ndërkohë që së fundmi në lojë është futur edhe Real Madrid sipas asaj që shkruan “Cadena Ser”.
Klubi madrilen ka kontaktuar me menaxherët e sulmuesit, që kanë nën menaxhim edhe Luka Modric dhe së fundmi mbyllën marrëveshjen e rinovimit me ta.
Si fillim Reali ka kërkuar informacion dhe Isak është gati për hapin e madh. Madrilenët janë të qartë edhe për pjesën tjetër, që nuk do të negociojnë për sulmuesin.
Klauzola për largimin nga Real Sociedad është 70 milion euro dhe nëse e ndajnë mendjen për ta transferuar do paguajnë.
Klubi bask nga ana tjetër po tenton rinovimin dhe rritjen e klauzolës në 90 milion euro si dhe heqjen e klauzolës që i jep të drejtën e riblerjes gjermanëve të Borussia Dortmund, ku edhe e kanë blerë Isak. /abcnews.al