Alaxandër Isak i cili aktualisht luan për Real Sociedad është një nga lojtarët që ka shumë interesime drejt tij, i cili ka një klauzolë largimi prej 90 milion euro.
Isak argumentoi në një intervistë për “Marca”, se Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët më të mirë për kombëtaren suedeze.
Grumbullimi i tij me kombëtaren nordike është dëshmia më e mirë se ai pavarësisht moshës ka akoma për të dhënë për fanellën kombëtare.
“Ibrahimovic është mirë dhe donte të vinte. Ai dëshiron të jetë këtu dhe trajneri mendoi se ishte e përshtatshme. Në moshën 40-vjeçare, ai po bën gjëra të shkëlqyer dhe po arrin të tregojë se mosha nuk ka fare rëndësi. Është një shembull i shkëlqyer për të gjithë”, shprehej sulmuesi.
I pyetur rreth të ardhmes së tij ai shtoi: Kjo nuk është diçka në të cilën ne lojtarët hyjmë. Këto janë tema të klubit. Ne luajmë dhe më pas klubet negociojnë dhe vendosin se sa paguhet për një lojtar. /f.a/abcnews.al