Isa Mustafa reagon për rezultatin në Istog

schedule12:50 - 24 Nëntor, 2017

schedule 12:50 - 24 Nëntor, 2017

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa reagoi ashpër për komunën e Istogut, rezultati zgjedhor i së cilës u përmbys nga Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ky i fundi nga votat me postë dhe me kusht mori mbi 700 vota më shumë se Haki Rugova, deri tani kryetar i Istougt. Por Mustafa thotë se u bë një pazar i shëmtuar me këto 735 vota, dhe shtron pyetjen se pse serbët, malazezët dhe boshnjakët duhet të vendosin se kush duhet të jetë në krye të ISTOGUT. Në profilin e tij në Facebook ai shkruan “Kush i bëri pazar 735 vota nga Mali i Zi, 374 vota nga Austria, 154 vota nga Sllovenia…?! Nga te vdekurit? Serbët, malazezët, boshnjakët. Dëshirojnë të vendosin për kryetarin e komunës së Istogut, me kontigjente të eksportuara të votave në emër të tyre, vijon më tej ai duke paralajmëruar se nëse lejohet një gjë e tillë atëherë kjo bëhet dukuri dhe nuk ka pse të mbahen zgjedhje në Kosovë, sepse porositë e votave përmes serbëve, do të deformojnë vullnetin qytetar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!