Isa Mustafa, pas Haradinajt takohet me Fatmir Limajn, bien dakord për një qeveri të re

schedule15:56 - 22 Prill, 2020

schedule 15:56 - 22 Prill, 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limajn. Në këtë takim mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se dy liderit e partive politike kanë rënë dakord se Kosovës i duhet një qeveri e re,.

Ndërkohë më herët këtë të mërkurë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn.

Në lidhje me këtë takim nuk ka asnjë informacion se për çfarë mund të kenë rënë dakord liderët apo nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje për koalicion pavarësisht se Mustafa ka thënë se pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe AAK-ja.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, të dielën e kaluar ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e fundit kushtetues për krijimin e qeverisë së re, ndërsa sot i ka dërguar një letër të pestë kryeministrit në Detyrë Albin Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!