Lideri i LDK-së Isa Mustafa tha para mbledhjes së konstituimit të parlamentit të ri të Kosovës se janë të gatshëm të votojnë kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi dhe qeverinë e Vetëvendosjes pa LDK, nëse partia e Albin Kurtit nuk është e gatshme të bashkëpunojë me ta. Mustafa theksoi se për LDK-në, ka dy alternative, një në pushtet dhe një në opozitë.
““LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne. Jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe e institucioneve të zgjidhet. Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka”, tha Mustafa./abcnews.al