“Isa Mustafa është lider i guximshëm”, Grenell: Nuk ka zhvillim ekonomik pa heqjen e taksës

schedule18:18 - 1 Mars, 2020

schedule 18:18 - 1 Mars, 2020

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në rrjetin social “Twitter” ka komentuar postimin e liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Grenelli shkruan se se heqja e tarifës ndaj këtyre mallrave do të ishte fillim i mirë për më shumë progres.

“Postim shumë i mirë. Isa Mustafa është lider i guximshëm. Heqja e taksës nesër do të ishte fillim i shkëlqyeshëm për më shumë progres dhe do të kishte lëvizje të shpejtë. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara për sa kohë taksa nuk hiqet”, shkruan Grenell.

Në postimin e tij, Mustafa ka thënë se ka menduar që nga fillimi se taksa ndaj mallrave serbe nuk kishte asnjë justifikim ekonomik, por ishte masë mbrojtëse për dështimet, sidomos në politikën e jashtme.

Ndërkohë Grenell ditë më parë e kishte cilësuar gabim serioz paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!