Ironia vazhdon, sulmuesi i Port Vale tallet keq me mbrojtësin e Cityt

schedule12:39 - 6 Janar, 2020

schedule 12:39 - 6 Janar, 2020

Tom Pope është pjesë e Port Vale, ekip që garon në League Two, ndryshe divizioni i katërt në futbollin anglez. 34-vjeçari u bë i famshëm me deklaratën e dhënë përpara ndeshjes kundër Manchester City në FA Cup, duke ironizuar mbrojtësin John Stones.

E kam të qartë që jam një lojtar i League Two, e di edhe që John Stones luan me kombëtaren dhe fiton 150 mijë sterlina në javë. E di që është 1 milionë herë më i fortë se unë, por do të doja të luaja kundër tij çdo javë. Do të shënoja nga 40 gola çdo sezon“, u shpreh Pope në Twitter dhe deklarata e tij u bë virale në rrjetet sociale.

Ekipi i Guardiolës nuk hasi probleme, fitoi 4-1 dhe u kualifikua më tej në FA Cup. Golin e nderit për miqtë e shënoi pikërisht Pope, i cili nuk e kurseu batutën e radhës në përfundim të ndeshjes. “Dua të them që bëra një gabim të madh me atë që thashë. Jo 40 gola në sezon, por më shumë se 50. Fundjavë të mbarë“, u shpreh sulmuesi i Port Vale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!