Shfaqja e kryeministrit Edi Rama duke ironizuar kandidatët e opozitës, të cilëve u publikoi foto të sikletshme, analisti Besnik Mustafaj e cilëson si taktikë të kreut të qeverisë.
I ftuar në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo, Mustafaj tha se shfaqja e djeshme e Ramës është taktikë për të acaruar kundërshtarët dhe median që të merren me këtë detaj dhe jo me bilancin e tij.
Lexo edhe: Mustafaj: Nëse Fatmir Xhafaj futet në Parlament, i ka bërë sfidën më të madhe Ramës
“Nuk bëj dot prognozë në këtë. Nëse nisemi nga gjykimi i sociologëve ku në shoqërinë shqiptare ende mbijeton një traditë do të thotë se humb pikë. E rëndësishme është për ta kuptuar pse e bën politikisht këtë Edi Rama? Është një taktikë për të acaruar median, kundërshtarë që të merren me stilin e tij dhe jo me bilancin. Ai është një kryeministër që vjen me bilanc negativ. Këtë lloj provokimi e përdor në mënyrë të paturpshme që mediat dhe gjithë faktorët e tjerë që kanë një referencë vlerash personale nuk pajtohen me të dhe do të merren me këtë gjë”, tha Mustafaj. g.v/abcnews.al