MAS i vë kyçin kolegjit “Mehmet Akif”, ironia e deputetes së PD: Hapen lojërat e fatit dhe mbyllet shkolla më e mirë në Shqipëri

schedule09:43 - 23 Shtator, 2022

schedule 09:43 - 23 Shtator, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka ironizuar vendimin e qeverisë për të mbyllur kolegjin tuk në Tiranë “Mehmet Akif”.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja shkruan se ndërkohë që po hapen lojërat e fatit, mbyllen shkollat.

“Hapen lojërat e fatit dhe mbyllet shkolla më e mirë në Shqipëri”, thekson demokratja.

Vendimi i qeverisë është kritikuar në masë, teksa “Mehmet Akif” cilësohet si një ndër shkollat më të mira vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!