Irma Libohova: Si u prish dasma shqiptare për arsye politike

schedule17:56 - 18 Maj, 2019

schedule 17:56 - 18 Maj, 2019

Një jetë karrierë. 50-vitet e Irma Libohovës në muzikë përmes sukseseve, dashurisë së publikut dhe dëshirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Evrovizion. Për këto dhe shumë të tjera këngëtarja e dashur nga të gjithë kë folur në emisioni “Thumb”. Por Irma këtë herë ka folur për një moment që nuk do i hiqet kurrë nga mëndja. Ajo ishte e ftuar si këngëtare në një dasmë goce dhe dasma ishte prishur për bindje politike.

 “Njëra nga historitë që nuk do ta harroj kurrë dhe ju lutem mos më kërkoni se  ku ka ndodhur, por në një qytet të Shqipërisë ishte dasmë vajze, vajza e bukur si drita si yll ishte nusja. Por vjen krushqia dhe më vjen një pusullë  ku më kërkon të këndoj një këngë për një figurë politike. I thash që duhet t’i thuash të zotit të dasmës sepse nuk jemi në dasmë për të bërë politike, i thash jemi në dasmë për qejf dhe nuk kanë lidhje këto këngë. I më tha që duhet të ma këndosh. D.m.th shkurt krushqit ishin të PD-së ndërsa njerëzit e nuses ishin përfaqësues të PS-së. Mbasi e kërkuan këtë këngën dhe unë nuk e këndova sepse nuk u pajtuan të zotët e dasmës u hodh një shishe vere si shkarazi nga tavolina e krushqve në piste aty. U kuptuam menjëherë arsyeja dhe u prish dasma. Krushqit u ngritën dhe ikën sepse u mor vesh motive. U prish dasma për arsye politike. Tani nuk besoj se është kaq e fortë ndjesi për këtë rast po flasim për shumë vite më përpara. Njerëzit janë ndërgjegjësuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!