Qeveria irlandeze ka ngritur një komision hetimor për të hetuar mijëra akuza për abuzim seksual në shkollat katolike. Janë raportuar 2,400 akuza për abuzim seksual të nxënësve nga rreth 880 autorë të dyshuar në më shumë se 300 shkolla të drejtuara nga fetarët në vend, sipas një raporti.
Ministrja irlandeze e arsimit, Norma Foley, tha se ishte hera e parë që zbulohej shkalla e abuzimit seksual dhe ishte “me të vërtetë tronditëse”. Është një dokument tronditës që përmban përshkrime të abuzimit dhe dhunës së tmerrshme seksuale, tha ajo.
Sipas kreut të hetimit, avokates Mary O’Toole, ka pasur 844 raste të të dyshuarve të përdhunimit, në 308 shkolla.Shumë nga personat që ishin abuzuar që morën pjesë në hetimin paraprak janë tani më të moshuar dhe kanë folur për efektet afatgjata të përvojave të tyre të tmerrshme.
Këto përvoja ndikuan negativisht në shëndetin e tyre mendor, performancën e shkollës, ndërveprimet sociale dhe shumë prej tyre u bënë të varur nga droga dhe alkoolo, tha ministri i Arsimit i Irlandës.
Disa prej tyre nuk mundën të vizitonin varret e prindërve të tyre sepse abuzuesit ishin varrosur aty pranë, shtoi ai. Raporti bazohej në dëshmitë e viktimave dhe informacione nga shkollat dhe urdhrat fetare.
Shkalla e vërtetë e abuzimit është ndoshta edhe më e madhe, thekson raporti. Më shumë se gjysma e të akuzuarve ndoshta kanë vdekur që atëherë./abcnews.al