Irlandë, lufta për kontrollin e drogës përgjak rrugët e Dublinit

schedule21:36 - 21 Shkurt, 2018

schedule 21:36 - 21 Shkurt, 2018

Një luftë e ashpër mes dy grupeve kriminale ka futur në kaos kryeqytetin e Irlandës, Dublin. E ndërsa ka shkaktuar dhjetëra viktima, autoritetet kanë dhënë alarmin për 29 persona të tjerë që ndodhen në listën e vdekjes.

Prej dy vjetësh, një luftë mes dy klaneve kriminale për kontrollin e drogës përgjak rrugët e kryeqytetit të Irlandës, Dublin. Bëhet fjalë për dy banda të drejtuara nga dy liderë të pamëshirshëm, përplasja mes të cilëve u ka marrë jetën të paktën 15 personave në një kohë të shkurtër. Por së fundmi policia irlandeze ka dhënë alarmin, pasi në listën e vdekjes ndodhen edhe 29 persona të tjerë, të cilët konsiderohen “kufoma që ecin”.

Gjithçka nisi Shtatorin e vitit 2015, kur banda e Kristi Kajnahen eleminoi nipin e bosit rival Xherri Haç në Spanjë. Ky i fundit reagoi duke dërguar njerëzit e tij, që sulmuan me breshëri kallashnikovi një hotel ku ishin mbledhur njerëzit e Kajnahen. Por lëvizja rezultoi një bumerang, pasi Kajnahen, i njohur me pseudonimin “Murgu”, nisi një fushatë shfarrosjeje që çoi në vrasjen e 13 njerëzve të Haç. Përplasja e ashpër ka bërë që në Dublin të shtohen patrullat policore, të cilat janë vendosur edhe para shtëpive të anëtarëve të klaneve, për të shmangur ndonjë përplasje.

Ndërkohë, për shkak të dhunës, familjarë të afërm e të largët të dy bosëve kanë braktisur shtëpitë nga frika e hakmarrjeve. Sipas hetuesve, lufta mund të marrë fund vetëm me vrasjen e njërit prej bosëve. Në lojë mes dy klaneve është kontrolli i rrugëve të drogës që mbërrin në portin e Dublinit. Grupi i Kajnahen synon prej kohësh të vërë duart mbi këtë fetë të trafikut të drogës dhe e di mirë që vetëm duke eliminuar rivalët do të mund të ketë rrugë të lirë./abcnews/a;

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!