Irlandë, 34 të arrestuar si pasojë e trazirave në Dublin

schedule14:31 - 24 Nëntor, 2023

schedule 14:31 - 24 Nëntor, 2023

Shefi i policisë irlandeze Drew Harris njoftoi se 34 persona janë arrestuar si pasojë e trazirave në Dublin të enjten mbrëma, pas një sulmi me thikë në kryeqytetin irlandez, ku mbetën të plagosur katër persona.

“Janë arrestuar gjithsej 34 persona, nga të cilat 32 persona do të dalin para gjykatës”, tha Harris në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se gjatë protestave të dhunshme janë dëmtuar 13 dyqane, janë djegur 11 automjete policore, tre autobusë dhe një tramvaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!