Irlanda lehtëson masat anti-Covid

schedule08:55 - 10 Maj, 2021

schedule 08:55 - 10 Maj, 2021

Irlanda  ka lehtësuar masat anti-Covid-19.  Vendi do të rihapë dyqanet me pakicë jo-thelbësore, si edhe  si parukierit. Gjithashtu vendi ka hequr masën e ndalimit të udhëtimit midis vendeve gjithashtu  do të lejohen grumbullimet por sigurisht me një numër të caktuar personash.

Muzetë, galeritë dhe bibliotekat do të rihapen, gjithashtu njerëzit do të lejohen të marrin pjesë përsëri në shërbimet fetare, duke përfshirë dasmat dhe funeralet. Tre familje, ose deri në gjashtë persona nga familje të ndryshme mund të takohen në ambiente të hapura, përfshirë kopshtet private.

Familjet e vaksinuara gjithashtu mund të takohen me  familje që ende nuk janë pavaksinuar në ambiente të mbyllura (pa maska ​​ose distanca sociale). Të hënën e ardhshme,  shitjet me pakicë do të rihapen plotësisht, me një sërë kufizimesh të tjera që do të hiqen  në qershor.

Irlanda ka regjistruar 252,809 raste dhe 4,921 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!