Irlanda drejt normalitetit, heq shumicën e kufizimeve anti-covid

schedule10:02 - 22 Janar, 2022

schedule 10:02 - 22 Janar, 2022

Irlanda duket se i është rikthyer normalitetit pasi ka hequr shumicën e kufizimeve anti-covid. Qeveria ka hequr orën policore, si edhe lejen shëndetësore për të hyrë në bare, restarante apo edhe vendet e argëtimit.

Gjithashtu ngjarjet sportive do të mund të zhvillohen me tifozë por duke respektuar të gjitha masat, ndërkohë kufizimet për vizitat në familje janë hequr plotësisht. Vetëm një numër i vogël masash kanë mbetur në fuqi, të tilla si mbajtja e maskave në vende publike si dyqane, shkolla dhe transport publik, dhe rregullat e vetëizolimit si edhe përdorimi i lejeve të Covid për udhëtime ndërkombëtare.

Masat mbrojtëse do të mbeten në fuqi në shkolla të paktën deri në fund të shkurtit. Shefi i urgjencave, Micheal Martin, theksoi se pandemia nuk kishte mbaruar, por se faza e “urgjencës” kishte përfunduar.

Irlanda ka regjistruar  1,134,548 raste dhe 6,087 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!