Irini Qirjako shfaqet në skenën e “Kosheres” me çifte: Do e zbraz për një arsye të veçantë

schedule20:57 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 20:57 - 5 Dhjetor, 2021

E ftuara e kësaj të diele e Parodistit te spektakli i humorit “Kosherja”, është këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako.

Ajo interpretoi rolin e hallës, e cila kishte ardhur për t’i gjetur nuse nipit. Irini e surprizoi nipin e saj, pasi erdhi në skenë me çifte, të cilën tha se do e zbrazte kur ai të martohej.

Një pjesë nga dialogu mes tyre:

Parodisti: Hë mo hallo, hë, se më more 20 herë në telefon. Ça kishe?

Irini: Të mora shpirti hallës për të treguar këtë.

Parodisti: Hiqi andej atë. Ça e ke atë?

Irini: Këtë e kam çiften që do ta zbraz të gjithë për ty se do të martojë halla.

Parodisti: Do më martosh ti mua? Po unë s’kam të dashur.

Irini: Do ta gjej halla ty, ç’ke ti.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!