Irina Shayk dhe Kanye West janë bashkë prej tre muajsh

schedule08:29 - 11 Qershor, 2021

schedule 08:29 - 11 Qershor, 2021

Kanye West dhe Irina Shayk konfirmuan romancën e tyre pasi u fotografuan së bashku në Francë. Reperi dhe supermodelja ruse u përfolën javë më parë se kishin nisur një lidhje dashurie, por tani është mësuar se ata janë bashkë prej tre muajsh.

44-vjeçari dhe 35 vjeçarja, kaluan kohë së bashku në New York në fund të Prillit, pak kohë pasi Kanye i dha fund martesës me Kim Kardashian. Irina dhe reperi udhëtuan pak ditë më parë në Provence të Francës për ditëlindjen e tij të 44-të.

Afër: Dyshja qëndruan në hotelin luksoz Boutique Villa La Costa së bashku

Megjithëse për ditëlindjen e tij, Kim shprehu publikisht se do ta donte gjithmonë reperin, sipas burimeve për mediat e huaja, ajo nuk është e shqetësuar për lidhjen e re të tij për aq kohë sa kjo nuk ndikon tek fëmijët e saj. /abcnews.al

Inside Kanye West and Irina Shayk's Budding Relationship