Iraniani i dëbuar hyri në Shqipëri 6 muaj më parë me letra italiane: Do qëndroj tek miqtë e mi

schedule16:51 - 23 Korrik, 2020

schedule 16:51 - 23 Korrik, 2020

Nga Xhensila Kodra

Iraniani Dabiel Kassraee, i dëbuar këtë të enjte nga autoritetet shqiptare, kishte mbi 6 muaj që kishte hyrë në vendin tonë, nëpërmjet Rinasit, në mënyrë të rregullt. 30-vjeçari u dëbua drejt vendit fqinj, për shkak se është shtetësi italiane.

Burime pranë policisë sqaruan për ABC News, se në momentin që ai ka hyrë në territorin shqiptar, ka deklaruar se do të qëndronte tek disa miq të tij.

Por pas lëvizjeve të dyshimta që po kryente, agjentë të Antiterrorit iu vunë në ndjekje për të zbuluar më shumë rreth veprimtarisë së tij në vendin tonë.

Lexo edhe: Shqipëria shpall “non grata” iranianin e dyshuar për terrorizëm, për 15 vite nuk futet në vendin tonë

Pak javë pas hyrjes së tij në territorin shqiptar, Kassraee është parë shpesh të lëvizte rreth kampit e muxhahedinëve në Manzë në Durrësit, të cilët siç dihet kundërshtojnë regjimin e Teheranit.

Nisur nga ky fakt, por edhe nga disa ankesa të ish-anëtarëve të MEK që jetojnë brenda në kamp, policia u detyrua të shtonte masat ndaj tij duke zbuluar edhe persona që bashkëpunonte 30-vjeçari italian.

Itaniani dyshohet të ketë mbajtur nën vëzhgim kampin, si dhe të ketë rekrutuar ish anëtarë të MEK, për llogari të shtetit iranian.

Nën vëzhgim nga Antiterrori, mësohet se janë edhe 3 persona të tjerë, 2 prej të cilëve janë miq të 30 vjeçarit.

Dabiel Kassraee, u shpall “non grata”, duke mos u lejuar të futet në Shqipëri për 15 vite me radhë.

Më herët, Shqipëria vendosi të shpallë “non grata” edhe dy përfaqësues diplomatikë iranianë në Shqipëri. Kurse në dhjetor të vitit 2018, qeveria shqiptare dëboi edhe ambasadorin iranian në Tiranë dhe një diplomat të kësaj ambasade për cënim të sigurisë kombëtare. /abcnews.al/