Coronavirusi ka bërë që të mbyllen stadiumet në shtete të ndryshme. Edhe në Iran kështu ka ndodhur dhe takimet e kampionatit elitar po luhen pa praninë e tifozëve, për të shmangur përhapjen e virusit.
Gjithsesi ka nga ata tifozë që nuk heqin dorë nga ekipi i tyre i zemrës dhe gjejnë mënyrë të ndryshme për t’i ndjekur ndeshjet. Kështu ka ndodhur me fansat e skuadrës Al Najaf, që aktualisht renditet në vendin e dytë në Premier Ligën e Iranit.
Në ndeshjen e fundit, që ata fituan me rezultatin 1-0 kundër Al Kahrabaa, tifozët kishin hipur mbi ndërtesat pranë stadiumit dhe nga aty kanë parë ndeshjen dhe kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. /abcnews.al
? With the @IRAQIPL being played behind closed doors due to the coronavirus, Al-Najaf fans are instead gathering at the building behind their stadium to watch! ?️ pic.twitter.com/IEebGWdQTD
— Soccer Iraq (@SoccerIraq) March 4, 2020