Irani ka paralajmëruar se shkalla e vuajtjes së civilëve të shkaktuar nga lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza do të çojë në mënyrë të pashmangshme në zgjatje të konfliktit.
Paralajmërimi vjen pasi zyrtarët në Gaza raportuan për sulme ajrore izraelite mbi ose përreth spitaleve në enklavën palestineze.
“Për shkak të intensitetit të luftës kundër civilëve të Gazës, zgjatja e konfliktit është bërë e pashmangshme,” tha Amir Abdullahian.
Bombardimet dhe rrethimi i Gazës nga Izraeli gjatë muajit të kaluar ka shkaktuar një fatkeqësi humanitare, me mijëra njerëz që kërkojnë trajtim mjekësor dhe strehim në ato pak spitale që janë ende të hapura.
“Forcat okupuese izraelite filluan bastisjen në disa spitale gjatë orëve të fundit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf Al-Kindra.
Kindra theksoi se një sulm izraelit goditi oborrin e spitalit Al Shifa, më i madhi në qytetin e Gazës, duke shkaktuar viktima, por nuk dha detaje.
/abcnews.al