Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes mbi kupolën e xhamisë Jamkaran pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh. Flamuri i kuq simbolizon gjakun e dëshmorëve dhe bën thirrje për drejtësi dhe ndëshkim.
“Është detyra jonë të marrim hak”, tha më herët sot lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Kujtojmë se udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë gjatë ditës së sotme në Teheran. Vrasja thuhet se ka ndodhur disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian.