Irani shteti më i goditur nga Covid 19 në Lindjen e Mesme rihap xhamitë

schedule18:52 - 4 Maj, 2020

schedule 18:52 - 4 Maj, 2020

Shteti më i goditur nga koronavirusi në të gjithë Lindjen e Mesme është Irani. Pavarsisht se është vendi më i prekur përsa i përket numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi , Irani ka vendosur të marrë masa lehtësuese, ndërsa ka rihapur xhamitë në qytetet kryesore në vend.

Xhamitë janë hapur edhe në qytete më periferike, në gjithsej 132 qendra të banuara të shtetit. Presidenti i vendit Hasan Ruhani ka deklaruar se shteti ka vendosur që të bëjë disa hapa përpara, duke lehtësuar masat.

Kështu, xhamitë janë hapur në shumë qendra të banuara, ndërsa iu janë bërë thirrje njerëzve që të respektojnë distancat sociale, të mbajnë maska, e të mos qëndrojnë më shumë se gjysmë ore nëpër xhami.

Nfdër të tjera autoritetet iraniane kanë bërë me dije se pritet të rihapen edhe qendrat tregtare të mëdha, pavarësisht se ekspertë në vend kanë deklaruar se të tilla vendime mund të jenë me pasoja.

Deri më tani në iran kanë humur jetën 6277 persona ndërsa numri i të infektuarve është 98 647 individë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!