Ashtu si dhe u paralajmërua dy ditë më parë nga presidenti Hasan Rohani, Irani ka rinisur pasurimin e uraniumit në qendrën bërthamore të Fordo, në jug të Teheranit.
Agjencia iraniane e lajmeve Irna, konfirmoi se në orët e para të së enjtes në prani të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, teknikët iranianë filluan të injektojnë gaz në 1.044 centrifugat e impiantit, që deri më sot kishin qenë të ndaluara në bazë të marrëveshjes së firmosur në vitin 2015, për programin bërthamor./abcnews.al