Irani propozon ligjin për të ndaluar mbajtjen e qenve si kafshë shtëpiake

schedule11:44 - 18 Nëntor, 2021

schedule 11:44 - 18 Nëntor, 2021

Qeveria iraniane synon të ndalojë me ligj mbajtjen e qenve si kafshë shtëpiake, si rrjedhojë edhe shëtitjen e tyre nëpër hapësira ​​publike.

Sipas propozimit të politikanëve radikalë, ata që kapen duke shëtitur qentë do të sanksionohen ashpër, e nëse qeni u kapet në maakinë, atëherë kjo e fundit do t’iu merret për 3 muaj.

Sipas “Daily Sabah”, po ashtu do të jetë e ndaluar dhënia me qira e shtëpive për pronarët e qenve. Përveç arsyeve fetare, ky propozim lidhet dhe me faktin se qentë shkaktojnë panik në publik.

Ndërkohë, vitet e fundit ka gjithnjë e më shumë të rinj iranianë po mbajnë qen dhe mace si kafshë shtëpiake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!