Irani prezanton raketë të re mes tensioneve me SHBA-në

schedule15:05 - 6 Qershor, 2023

schedule 15:05 - 6 Qershor, 2023

Irani pretendoi më 5 qershor se e ka krijuar një raketë hipersonike të aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe që udhëton me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Prezantimi i kësaj rakete vjen në një kohë tensionesh me SHBA-në.

Raketa e re – e quajtur Fattah, ose “pushtuesi” në gjuhën shqipe – u prezantua në të njëjtën ditë kur Irani tha se do t’i rihapte zyrat diplomatike në Arabinë Saudite, pasa disa viteve konflikt me Riadin zyrtar, shkruan REL.

Segmenti i publikuar në televizionin shtetëror iranian raportohet se synonte të tregonte se qeveria e Teheranit mund të përdorë armë kundër armiqve të saj në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

“Sot ne ndjejmë se është formuar fuqi parandaluese”, tha presidenti iranian, Ebrahim Raisi, gjatë eventit. “Kjo fuqi është një garanci e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit”.

Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, kreu i programit të hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare paraushtarake, e prezantoi atë që dukej të ishte një model i kësaj rakete. Hajizadeh pretendoi se raketa kishte një rreze veprimi deri në 1,400 kilometra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!