Irani pretendon se ka nisur një valë të re sulmesh në Izrael

schedule22:46 - 16 Qershor, 2025

schedule 22:46 - 16 Qershor, 2025

Televizioni shtetëror iranian ka pretenduar se Irani ka nisur një valë të re të sulmeve raketore ndaj Izraelit.

Irani u ka bërë thirrje banorëve të Izraelit të evakuohen “nëse duan të mbesin gjallë”.

Televizioni shtetëror iranian ka thënë se “do të sulmohet infrastruktura”.

Po ashtu është thënë se ushtria ka urdhëruar evakuimin e selive të stacioneve televizive izraelite të Channel 12 dhe Channel 14 në reagim ndaj sulmeve ndaj televizionit shtetëror iranian.

Sirenat janë dëgjuar në Ramat Magshimim dhe Hispin.

Po ashtu ka pretenduar se janë shkatërruar dy aeroplanë iranianë F14 Tomcats, që ishin në aeroportin në Teheran.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!