Irani: Prania e Izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe është një “kërcënim”

schedule17:49 - 9 Prill, 2024

schedule 17:49 - 9 Prill, 2024

Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane ka thënë se prania e Izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe është një kërcënim për Teheranin.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret për sulmet e dyshuara ajrore izraelite në konsullatën e tij në kryeqytetin e Sirisë javën e kaluar që vranë shtatë oficerë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy komandantë të lartë. Sulmi ka ndezur tensionet mes të dy vendeve, të cilat tashmë po ziejnë për shkak të luftës Izrael-Hamas në Gaza.

Alireza Tangsiri, sipas Agjencisë së Lajmeve Studentore të Iranit, ka thënë: “Ky është një kërcënim për ne dhe nuk duhet të ndodhë”. “Ne nuk goditemi pa u kundërpërgjigjur, por gjithashtu nuk jemi të nxituar në hakmarrjen tonë”, tha ai. /abcnews.al