Irani përgatitet për të sulmuar Izraelin, nis ceremonia mortore për liderin e Hamasit

schedule08:27 - 1 Gusht, 2024

schedule 08:27 - 1 Gusht, 2024

Udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei do të kryejë sot lutjet e ceremonisë mortore për Ismail Haniyeh, liderin e Hamasit të vrarë dje në Teheran nga një raketë izraelite.

Analistët ushtarakë raportojnë se Teherani gjithashtu ka informuar kohët e fundit Katarin dhe Arabinë Saudite për qëllimin e tij për të kryer një sulm kundër Izraelit, duke kërkuar nga Doha dhe Riadi që të mos lejojnë shtetin hebre apo Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e tyre ajrore.

Khamanei urdhëroi Iranin të godiste Izraelin drejtpërdrejt në përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran. Këtë e raportoi New York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë të njohur me urdhrin.

Kjo ka ndezur alarmin në botë për pasojat e sulmit. Rusia, Kina dhe vendet arabe dënojnë shtetin hebre. Veprimi i qeverisë Netanyahu zbaton strategjinë e atentateve në shënjestër dhe është një poshtërim për imazhin e ajatollahëve iranianë.

Mijëra njerëz marshuan në Stamboll pas lutjeve të mbrëmjes për vdekjen e udhëheqësit të Hamasit, Haniyeh, i vrarë në Teheran në një sulm për të cilin lëvizja islamike palestineze dhe Irani fajësuan Izraelin.

Një turmë e mbushur me njerëz u mblodh jashtë xhamisë në lagjen konservatore të Fatih, duke valëvitur flamujt turq dhe palestinezë dhe duke brohoritur mesazhe anti-izraelite.

“Izrael, vrasës, largohu nga Palestina”, bërtitën protestuesit, të cilët marshuan për gati dy kilometra në përgjigje të thirrjes së OJQ-së kryesore islamike të Turqisë, IHH. Disa protestues dogjën një flamur izraelit.

Në sulmin në Bejrut vdiq edhe këshilltari ushtarak iranian Milad Bedi, një këshilltar i Gardës Revolucionare (pasdaran) dhe ishte në ndërtesën ku Izraeli goditi Shukr, dhe trupi i tij u identifikua disa orë më parë.

Teherani po përgatit një përgjigje dhe po mobilizon milicitë rajonale nga Libani në Jemen për të sulmuar Izraelin. Shtetet e Bashkuara, nën Sekretarin e Shtetit Blinken, thonë se nuk ishin “as të përfshira dhe as të informuara” dhe këmbëngulin për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza si një “imperativ” i menjëhershëm.

Televizioni shtetëror iranian raporton se vrasja e Ismail Haniyeh do të vonojë marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve në Gaza me disa muaj dhe do të provokojë hakmarrje nga grupet e mbështetura nga Irani në rajon.  Zyrtarët iranianë theksojnë se deklaratat në televizionin shtetëror pasqyrojnë pikëpamjet e liderit suprem Khamenei dhe qeverisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!