Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, paralajmëroi se mundësia e përhapjes së luftës midis Izraelit dhe Hamasit në fronte të tjera “po i afrohet fazës së pashmangshme”.
Në një deklaratë të postuar në Platformën X, ai tha se “koha për zgjidhje politike po mbaron” dhe akuzoi Izraelin për “krime dhe vrasje në Gaza”.
Postimi i tij:
“Kam diskutuar me homologët e mi nga Malajzia, Pakistani dhe Tunizia. Ata theksuan nevojën për ndalimin e menjëhershëm të krimeve dhe vrasjeve sioniste në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Theksova se koha e zgjidhjeve politike po ikën, përhapja e mundshme e luftës në fronte të tjera po i afrohet fazës së pashmangshme”.
امروز باهمتایانم در??،??و??گفتگو کردم.
بر ضرورت توقف فوری کشتار و جنایات جنگی صهیونیستها در غزه و ارسال سریع کمکهای انساندوستانه به این منطقه تاکید شد.
تصریح کردم زمان برای راهحلهای سیاسی روبه پایان است و گسترش احتمالی جنگ در دیگر جبههها به مرحله اجتنابناپذیر نزدیک میشود.— H.Amirabdollahian امیرعبداللهیان (@Amirabdolahian) October 16, 2023