Irani nis ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor

schedule17:49 - 5 Shkurt, 2024

schedule 17:49 - 5 Shkurt, 2024

Irani tha më 5 shkurt se ka nisur ndërtimin e një reaktori të ri kërkimor bërthamor në Isfahan, disa ditë pasi njoftoi e po ndërtonte një uzinë bërthamore në jug.

“Sot, ndërtimi i reaktorit nisi në Isfahan”, tha Mohammad Eslami, kreu i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Në qendrën kërkimore bërthamore në Isfahan – qytet në Iranin qëndron – tashmë gjenden tre reaktorë. Reaktori i ri prej 10 megavatësh po ndërtohet për të krijuar për të ndërtuar një burim të fuqishëm neutron, tha IRNA.

Ky reaktor do të përdoret për gjëra të ndryshme, sikurse testimet e karburanteve dhe materialeve bërthamore dhe prodhimin e radioizotopeve industriale dhe radifarmaceutikëve, tha IRNA.

Teherani është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara që nga viti 2018, kur presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshja bërthamore që i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të aktivitetit të tij bërthamor, të dizajnuara për të parandaluar Republikën Islamike që të zhvillojë koka bërthamore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!