Irani lëshon urdhër-arresti për presidentin Trump

schedule02:15 - 30 Qershor, 2020

schedule 02:15 - 30 Qershor, 2020

Irani ka lëshuar një mandat arresti për presidentin e SHBA, Donald Trump për vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani.

Prokurori i Teheranit Ali Alqasiranimehr tha se Irani ka kërkuar ndihmën e Interpol për ndalimin e presidentit dhe 35 personave të tjerë me akuza ‘vasjeje e terrorizmi’, raporton Aljazeera.

Soleimani u vra më 3 janar gjatë një sulmi me dron në Irak. Uashington e fajësonte Soleimanin, kreun e Gardës revolucionare të Iranit, për organizimin e sulmeve kundër forcave amerikane në rajon. Alqasimehr tha se Irani ka kërkuar “njoftim të kuq” për Trump, që sipas kodeve të Interpol, është niveli më i lartë i urgjencës për arrestin.

Prokurori nuk identifikoi ndonjë nga të kërkuarit e tjerë përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ndjekjen penale të presidentit edhe pas mbarimit të mandatit.