Irani i “kthen nderin” Greqisë, bastisen dy anije-cisterna në Gjirin Persik

schedule18:34 - 27 Maj, 2022

schedule 18:34 - 27 Maj, 2022

Disa militantë iranianë raportohet të kenë bastisur dy anije-cisterna greke në Gjirin Persik.

Mediat greke raportojnë se për momentin, Ministria e Punëve të Jashtme e ka pasur të pamundur që të komunikojë me anijet. Ndërkohë, autoritetet greke thuhet se janë në gjendje alerti në mënyrë që të koordinojnë veprimet e tyre.

Lexo edhe: Autoritetet greke sekuestrojnë anijen-cisternë ruse në gjirin e Karystos

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për anijet Delta Poseidon të kompanisë Delta Tankers të Diamantis Diamantidis dhe Prudent Ëarrior të kompanisë Polembros Shipping Limited me interesa të Spyros Polemis.

Siç është bërë e ditur deri më tani, pritet një hap nga Ministria e Jashtme, ndërsa të dhënat e para tregojnë se mund të bëhet fjalë për “hakmarrje” për anijen ruse që transportonte naftë iraniane dhe u konfiskua në Karystos.

Raportohet se në bordin e Delta-s ndodheshin 25 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët dy grekë dhe në Warrior 23 anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve 8 janë grekë dhe një është qipriot. /abcnews.al/