Irani i druhet hakmarrjes së Izraelit, aeroportet iraniane pezullojnë fluturimet

schedule14:50 - 14 Prill, 2024

schedule 14:50 - 14 Prill, 2024

Aeroportet në Teheran kanë pezulluar fluturimet deri në orën 6:00 të mëngjesit (me orën lokale), sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim të Iranit dhe gazetës gjysmëzyrtare të lajmeve ISNA.

Të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Aeroportit Iman Khomeini, i cili shërben fluturime ndërkombëtare, dhe aeroporti Mehrabad i Teheranit, që shërben fluturime të brendshme, janë anuluar.
Fluturimet në Shiraz, Isfahan, Bushehr, Kerman, Ilam, Sanandaj dhe disa aeroporte të tjera në perëndim të Iranit janë anuluar, thanë agjencitë e lidhura me shtetin.

Kjo vjen pasi Lufthansa dhe filiali i saj Austrian Airlines, aktualisht dy kompanitë e vetme perëndimore që kryejnë fluturime ndërkombëtare për në Iran – njoftuan pezullimin e fluturimeve për në dhe nga Teherani në fillim të kësaj jave, pasi rajoni ishte në gatishmëri të lartë për një sulm hakmarrës nga Irani kundër Izraeli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!