Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani gati të sulmojë Izraelin?/ Neziri: S’heq dorë nga programi bërthamor. Ka pasur stërvitje me raketa balistike!

schedule22:36 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 22:36 - 23 Dhjetor, 2025

Kolonel Sami Neziri, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka deklaruar se Irani vijon të mos heqë dorë nga programi i tij bërthamor dhe zhvillimi i raketave balistike, pavarësisht marrëveshjes së arritur pas përfundimit të luftimeve 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit në qershor të këtij viti.

Sipas Nezirit, Teherani ka shfrytëzuar periudhën pas konfliktit për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet izraelite dhe amerikane, si dhe për të rritur prodhimin e raketave balistike. Ai theksoi se ditët e fundit janë raportuar edhe stërvitje me raketa balistike, të konfirmuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon.

“Ajo që vërtetohet edhe një herë është që Irani nuk heq dorë nga programi i saj bërthamor dhe nga raketat balistike. Kjo është gjëja e parë që vihet re nga të gjitha këto zhvillime, pavarësisht asaj marrëveshjeje që u arrit në fund të luftimeve 12 ditore mes Iranit dhe Izraelit ne qershor të këtij vitit.

Gjëja tjetër është që natyrisht që Irani e ka shfrytëzuar këtë periudhë nga qershori dhe e ka shfrytëzuar për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar që pati nga Izraeli dhe nga SHBA. Natyrisht që ka rritur edhe prodhimin e raketave balistike. Këto ditë madje edhe dje është njoftuar që ka pasur edhe stërvitje me raketa balistike. Kjo është njoftuar nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Izraeli sepse natyrisht që ka ekzistuar edhe frika”, tha Neziri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!