Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, tha sistemi gjyqësor më 19 tetor.
Ky është dënimi i fundit, teksa Irani së voni ka kryer një sërë ekzekutimesh që lidhen me luftën 12-ditore që Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor të këtij viti.
“Ekzekutimi i këtij spiuni… u krye në burgun e Komit pas konfirmimit nga Gjykata Supreme dhe refuzimit të kërkesës së tij për amnisti”, citohet të ketë thënë Kazem Mousavi, kryegjyqtari i provincës Kom, sipas ueb-faqes së gjyqësorit iranian, Mizan Online.
Identiteti i burrit – që u dënua me varje të shtunën në qytetin e shenjtë të Komit, në jug të Teheranit – nuk është bërë publik.
Sipas autoriteteve iraniane, personi i dënuar kishte nisur kontaktet me shërbimin izraelit të inteligjencës në tetor të vitit 2023 dhe u arrestua në mes të janarit dhe shkurtit të vitit 2024.
Sipas autoriteteve iraniane, i dyshuari nisi të kontaktonte me shërbimin e inteligjencës izraelite në tetor 2023 dhe u arrestua midis janarit dhe shkurtit 2024.
Hetuesit thanë se ai pranoi bashkëpunimin me agjencinë izraelite të inteligjencës, Mossad, dhe i dërgoi online informacione konfidenciale.


