Irani: Do të mbrojmë programin tonë bërthamor

schedule12:14 - 17 Shkurt, 2025

schedule 12:14 - 17 Shkurt, 2025

“Irani ka mbrojtur programin e tij bërthamor dhe nuk do të hezitojë të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghei.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara u zotuan për të goditur ambiciet bërthamore të Teheranit.

“Programi paqësor bërthamor i Iranit vazhdon dhe për tre dekadat e fundit është bazuar në të drejtat e Iranit si një anëtar i Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore…ne qartësisht nuk do të tregojmë dobësi në këtë fushë,” tha ai.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosur të shtypin ambiciet bërthamore të Iranit dhe ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, tha të dielën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Jerusalem.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!