Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iran, shpërthim në varreza/ 50 të vrarë në përkujtimoren e vrasjes së kreut të Gardës Revolucionare

schedule14:52 - 3 Janar, 2024

schedule 14:52 - 3 Janar, 2024

Të paktën 50 persona janë vrarë pas shpërthimit të dy bombave pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revolucionare iraniane, Qasem Soleimani, në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij.

Sipas raportimeve nga mediat vendase 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi i fuqishëm shpërthyen pranë një procesion pranë xhamisë në qytetin jugor të Kermanit. Autoritetet vendase e cilësuan një sulm terrorist.

Qindra njerëz po ecnin në drejtim të varrit si pjesë e një ceremonie për të përkujtuar gjeneralin Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020.

Si komandant i krahut të operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare, ai ishte një figurë e rëndësishme i politikës iraniane në të gjithë rajonin.

Soleimani ishte përgjegjës për misionet klandestine të forcave “kads” dhe ofrimin e udhëzimeve, financimeve, armëve, inteligjencës dhe mbështetjes logjistike për qeveritë aleate dhe grupet e armatosura, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun.

Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e vitit 2020, e përshkroi Soleimanin si “terroristin numër një kudo në botë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!