Iran, rriten tensionet me SHBA-të

schedule15:28 - 23 Shtator, 2018

schedule 15:28 - 23 Shtator, 2018

Irani ka paralajmëruar SHBA-të dhe Arabinë Saudite për reagim të tmerrshëm, pasi regjimi i Teheranit mendon se këto dy shtete janë përgjegjëse për sulmin në paradën ushtarake. Pavarësisht këtij fakti, atentati ku humbën jetën 29 persona është marrë përsipër nga ISIS dhe një grupim tjetër.

Teherani ka premtuar një “reagim të tmerrshëm” kundër atyre që kryen sulmin që vrau të paktën 29 njerëz dhe plagosi dhjetëra në Ahvaz, kryeqytetin e provincës jugperëndimore të Khuzestanit, gjatë një parade ushtarake dhe kërcënoi Shtetet e Bashkuara, duke i bërë përgjegjës “për goditjen e elitës ushtarake të Republikës Islamike, thelbin e fortë të Revolucionit Khomeinist: pasdaran. Akuza, më të zbutura pati gjithashtu edhe për Arabinë Saudite.

Sulmi terrorist i Ahvaz është “vazhdimi i komploteve të regjimeve të mbështetura nga SHBA në rajon, të cilat dëshirojnë të krijojnë pasiguri në vendin tonë, por pavarësisht nga tmerri i tyre, Irani do të vazhdojë në rrugën e tij fisnike”, thotë Udhëheqësi Suprem iranian, Ali Khamenei, në një mesazh të lëshuar nga agjencia Irna. Khamenei beson se “inteligjenca mund t’i dërgojë këta kriminelë para drejtësisë”.

Qeveria iraniane ka thirrur për këshillim të dërguarit diplomatikë të Danimarkës, Holandës dhe Britanisë së Madhe për sulmin. Me diplomatët e tre vendeve evropiane, Teherani ka “protestuar për praninë në vendet e tyre përkatëse të anëtarëve të ndryshëm të grupeve terroriste”, njoftoi agjencia Irna. Pavarësisht akuzave të lëshuara, sulmi është marrë përsipër nga dy fronte: i pari erdhi nga grupi separatist Al-Ahvaz, i cili lufton për të drejtat e pakicës arabe në provincë. E dyta është ajo e ISIS. Sulmi u bë në përvjetorin e pushtimit të Irakut që filloi luftën në vitet 1980./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!